“I keni numëruar vetëm 25-30 për qind të votave”, “Po i qitni komunat e njëjta”- KQZ’në e “grijnë” në komente qytetarët

“I keni numëruar vetëm 25-30 për qind të votave”, “Po i qitni komunat e njëjta”- KQZ’në e “grijnë” në komente qytetarët

Qytetarët kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me vonesat në numërim të votave për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përfundimin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në 14 komuna, qytetarët janë shprehur të zhgënjyer për vonesat.

 

Një qytetar ka përllogaritur se përfundimi i numërimit të votave në këto komuna të vogla i bie që të jenë numëruar 25-30 për qind të votave.

 

Keto jane komuna shume te vogla, qe i bie qe keni numeruar rreth 25-30% te votave! Teper te lodhet”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, KQZ në njoftim ka thënë se janë numëruar 63,60 për qind e vendvotimeve në nivel vendi të votave për kandidatë për deputetë.

Ndërkaq, një qytetare ka ngritur dyshime edhe lidhur me zgjatjen e punës me qëllim që, siç u shpreh ajo, t’i paguhen rrogat bashkëpartiakëve.

 

 

A thua përfundon numërimi për një muaj apo për tre muaj, qysh e kanë parapa matrapazët e punësimit, për t’i paguar analfabetat partiak tre muaj, sikur në të kaluarën!”, ka thënë ajo.

Hera e 10 qe i qetni komunat e njejta edhe lligaritni mir o analfabeta se kerka sjeni komplet ne burg duhet me ju qu juve kryesin”, ka thënë një tjetër.

 

 

Ndërkaq, një qytetar ka vërejtur edhe gabimet në datat e caktuara nëpër komuna, ku më pas ka ndërhyrë KQZ’ja në postim.

Komentet mund t’i lexoni: KËTU

 

 

Shpërndaje në: