“I kanë trimëruar kriminelët duke mos respektuar ligj e prokurori”-Haradinaj “thumbon” Kurtin kur flet për vrasjet e fundit

“I kanë trimëruar kriminelët duke mos respektuar ligj e prokurori”-Haradinaj “thumbon” Kurtin kur flet për vrasjet e fundit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka”thumbuar” Kurtin duke e akuzar se ka trimëruar kriminelët, pasi vetë nuk e respekton ligjin dhe prokurorinë.

“Është shqetësues niveli i vrasjeve kohët e fundit në Kosovë-katër në vetëm dy ditë. As edhe një nuk do duhej të ndodhte në Kosovën e lirë. Kemi humbur shumë jetë në luftë për të mos humbur as edhe një në paqe. Dora e shtetit duhet të ndihet, para së gjithash, në sigurimin e rendit dhe qetësisë. Kjo amulli në rritje, e përkthyer në dhunë dhe vrasje, nuk është Kosova që duam. Kjo sjellje në masë është reflektim i institucioneve kryesore të shtetit, të cilët të parët nuk respektojnë rend, ligj e prokurori, duke i “trimëruar” kriminelët të të gjitha natyrave përmes amnistimit të sjelljes kriminale të shefit të shtetit. Ky është efekti zinxhiror i sjelljes banditeske nga i pari; Kosovën po e kthen në një shtet ku jeta dhe mirëqenia e qytetarëve janë jashtë kontrollit. Siguria e qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti numër një, dhe shembulli duhet të vijë nga ata që kanë institucionet në duar. Ngushëllime familjarëve të viktimave, ngushëllime qytetarëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në: