I jepet lamtumira e fundit nënës se tenorit Ramë Lahaj

I jepet lamtumira e fundit nënës se tenorit Ramë Lahaj

I është dhënë lamtumira e fundit nënës së tenorit Ramë Lahaj.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes postimeve në rrjetet sociale.

Varrimi i të ndjerës është bërë sot në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut.

Nëna e tenorit Lahaj ka vdekur dje.

Lajmin për vdekjen e saj, Ramë Lahaj e kishte marrë dy orë para se të fillonte performanca e tij para publikut në Prishtinë.

Megjithse, Lahaj kishte vazhduar performancën ashtu siç ishte paraparë.

Koncerti i tij i quajtur “Ramë Lahaj & Friends” ka filluar në ora 20:30 në sheshin ‘Skënderbeu’, megjithatë ai la koncertin në gjysmë dhe njoftoi publikun se arsyeja që po e ndërprenë atë, është vdekja e nënës së tij.

Lahaj është ngushëlluar e përshëndetur nga artistë të shumtë e akterë politik në vend.

Shpërndaje në: