I huazuari i Arsenalit te Nice kritikon hapur Artetan: Më gjykoi për dy ndeshje e gjysmë
William Saliba ka hedhur në pikëpyetje gjykimin e Mikel Artetas rreth tij tek Arsenali, duke thënë se atij i janë dhënë vetëm dy ndeshje e gjysmë për ta dëshmuar veten, dhe madje ato takime nuk kanë qenë as kompetitive.
19-vjeçari u transferua në ‘Emirates’ gjatë verës së kaluar. transmeton Periskopi.
Arsenali nuk e konsideroi atë të gatshëm për lojë, kështu që ai iu ribashkua Saint-Etiennes në formë huazimi.
Pasi impresionoi në Francë, pritej që ai të garonte për një vend në formacionin bazë këtë fushatë.
Mirëpo, kjo nuk ndodhi.
Mikel Arteta mendoi se ai ende nuk është i gatshëm.
Pas shumë paraqitjeve me grupmoshat U23 të klubit, tinejxheri u dërgua në huazim te Nice në janar.
Saliba tash është startues i rregullt te kjo skuadër dhe ka impresionuar përsëri në Ligue 1.
Pavarësisht se është i ri, ai prapë nuk është aspak i lumtur me mënyrën si e ka trajtuar Arteta.
Ai muajin e kaluar u shpreh: ”Trajneri menjëherë më tha se nuk isha i gatshëm. Të paktën do të doja të kisha një shans ta rigjeja ritmin.”
Dhe tani, në intervistën e fundit, ai përsëri ka sulmuar Artetan pasi e gjykoi shumë shpejt.
Duke folur për ‘Top of the Foot’, Saliba tha: ”Është e qartë se kanë ndryshuar shumë gjëra vitin e fundit.
”Kur e pashë trajnerin, shumë gjëra ndryshuan për mua. Këtë vit ka pasur shumë ndryshime. Ai më gjykoi me dy ndeshje e gjysmë. Do të doja të kisha luajtur më shumë. Por ai më tha se nuk isha gati.
”Po prisja të më jepej mundësia, por futbolli është këtu. Kur erdha fillimisht tek Arsenali, liga dukej shumë e mirë, kështu që shkoja në stërvitje dhe doja të ushtroja i vetëm që t’i tregoja trajnerit se isha gati.
”Jam i lumtur tash që po luaj te Nice. Idea kur je pjesë e skuadrës është ndjenjë më e mirë për mua.”
Është e qartë se Saliba ndihet i anashkaluar dhe i trajtuar jo fer nga Arsenali dhe Arteta. /Periskopi.com/