I hani çdo ditë, por këto ushqime rrezikojnë seriozisht shëndetin tuaj
Në ditët e sotme, vrulli me të cilin jetojmë përditshmërinë tonë, mes angazhimeve në punë, familjes, shoqërisë dhe shumëçka tjetër që ndërton stilin e jetesës së gjithsecilit prej nesh, na bën më praktik në gjetjen e zgjidhjeve të momentit. Kjo edhe kur vjen puna tek një nga gjërat më të rëndësishme që lidhet direkt me shëndetin tonë: ushqimi!
Mund të bëjmë një “pakt” me shijen apo shëndetin, mjafton që të mbushim stomakun dhe kaq! E pikërisht këtu kemi bërë gabimin më të madh, që mund të çojë në pasoja të pakthyeshme. Nëse i hedhim një sy listës me ushqimet e cilësuara si kërcënim potencial për ne, ndoshta do të kuptojmë se sa gabime bëjmë me përzgjedhjen e produkteve që përmban regjimi ynë ushqimor, transmeton Revista Class.
Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH), jep alarmin lidhur me produktet e mëposhtme, që me gjasë i kemi shumë pranë nesh. Ndaj, është koha t’i hiqni menjëherë nga frigoriferi apo tryeza, përpara se këto lloj ushqimesh t’ju rrezikojnë vërtet shëndetin. Ah, keni neps? Nuk bëni dot pa sheqerin apo gjërat e ëmbla? Ka gjithmonë një zgjidhje. Ju mund t’i zëvendësoni ushqimet tuaja të preferuara, me të tjera produkte që janë më pak të dëmshme për shëndetin tuaj. Na besoni
2
5