I habiti të gjithë me paraqitjen e saj të fundit në “Vogue” por Dua ka një suprizë tjetër për fansat e saj
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, është bërë sërish pjesë e revistës më të famshme të modës “Vogue”, por ajo që habiti të gjithë është look-u i saj.
Këngëtarja ka postuar ditën e djeshme në rrjetet sociale foton e kopertinës së revistës britanike duke i lënë të gjithë gojëhapur me paraqitjen interesante të saj.
25-vjeçarja shfaqet me flokë të shkurtë bjond dhe duket shumë ndryshe, teksa ka veshur një fustan të zi.
Dua shkruan se është shumë e emocionuar për këtë paraqitje teksa bënë me dije se numri i revistës del në shitje më 8 janar.
“Duke e filluar 2021 si një kameleon i vërtetë siç unë jam! Faleminderit @edward_enninful Unë kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më ke dhënë gjatë gjithë karrierës sime dhe që më dhurove kopertinën time të dytë në @britishvogue !! ??? kjo ishte një ëndërr që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta @emmasummerton @ kphelan123, @shonju, @lisaeldridgemakeup, @nailsbymh @emmaroachstudio ???? në shitje më 8 janar! Intervistë nga @ yomi.adegoke”, ka shkruar Dua përkrahë fotos.
E teksa ka dhënë një intervistë shumë interesante, Dua ka realizuar edhe një video për fansat e saj që duan të mësojnë ose përmirësojnë aftësitë e tyre në kërcim. Së bashku me ekipin e saj, këngëtarja tregon hap pas hapi se si të bëjnë lëvizje të ndryshme.
“Ju kurrë nuk do të jeni një kërcimtar/e aq e mirë sa Dua Lipa, por siç thotë ajo vetë, ky nuk është justifikim për të mos u përpjekur.”- shruan Vogue, teksa vetë Dua tha se ndoshta nga ky “leksion” nuk do bëhemi yje vallëzimi por të paktën do përmirësohemi goxha.