“I fiksuar me posedimin” – si mund të rreshtohet Barcelona me Xavin si trajner?

“I fiksuar me posedimin” – si mund të rreshtohet Barcelona me Xavin si trajner?

Ikona katalane, Xavi Hernandez, është figura që lidhet më së shumti me marrjen e postit të trajnerit të Barcelonës, pas shkarkimit të Ronald Koeman.

Xavi, si lojtar bënte histori me skuadrën e Barcelonës, por tash e një kohë të gjatë lidhet edhe me stolin. Shkarkimi i Koeman vetëm sa ka intensifikuar spekulimet për kalimin e tij atje. Në paraqitje të mëhershme nëpër medie, Xavi bënte të ditur se është i fiksuar me posedimin e topit, përcjell Periskopi.

Dy sistemet që ai preferon më shumë, të cilat brenda ndeshjes i sheh në rotacion gjithnjë, janë 3-4-3 dhe 4-3-3.

Këto dy sisteme pritet të jenë më të përdorurat edhe kur ai të merr drejtimin e ‘Blaugranave’. 4-3-3 është sistemi që pëlqehet nga presidenti i klubit, Laporta, dhe në këtë rast, Gavi mund të mbetet jashtë planeve.

Por, në sistemin 3-4-3, Gavi mund të kthehet në formacion, ashtu sikur edhe Mingueza, por ikën një vend për Jordi Alba./Periskopi/

Shpërndaje në: