I dyshuari për vrasjen e tri grave replikë me gazetarët në Gjykatën e Tiranës: Do vijë dhe momenti juaj
Dan Hutra, i dyshuari për vrasjen e tri grave dhe plagosjes së tri të tjerave, ka replikuar me gazetarët në prag të nisjes së seancës së tij të parë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.
Teksa është shprehur se për të janë thënë shumë të pavërteta dhe kërkoi që të lejohet drejtësia të bëjë punën e saj, Dan Hutra me nota kërcënuese iu drejtua gazetarët duke iu thënë “do vijë dhe momenti juaj”.
Nga kafazi i sallës së gjyqit, Hutra kundërshtoi avokatin kryesisht të caktuar nga gjykata, duke pohuar se nuk ishte dakord të mbrohej prej tij, raporton a2cnn.