I dyshuari për vënien e zjarrit në lokalin e Noizyt është i afërm i reperit
Tashmë dihet se cili person ia ka vënë zjarrin lokalit të Noizyt.
Ai është një i afërm i reperit.
Sipas policisë bëhet fjalë për 26-vjeçarin Eraldo Musteqja.
Ai u arrestua mëngjesin e së enjtes.
Musteqja, dy herë ia kishte vënë zjarrin lokalit, teksa sipas autoriteteve shqiptare këto nuk ishin veprat e vetme të tij.
Ai dyshohet se më 10 qershor ia kishte vënë zjarrin derës së banesës së gjyshes së Noizyt.
Në momentin e arrestimit 26-vjeçarit, iu gjet edhe një thikë.
Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ai ia vinte zjarrin lokalit në fjalë.