I dha grant 100 mijë euro këshilltarit të tij, Peci: Nuk është konflikt interesi
Faton Peci, ministër i Bujqësisë thotë se nuk përbën konflikt interesi dhënia e grantit prej 100 mijë euro ndaj këshilltarit të jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica.
‘Nuk është konflikt interesi sepse për asnjë moment nuk është hartues i asnjë dokumenti. Nuk merr asnjë vendim nuk e bën asnjë vlerësin, nuk e ka asnjë zyrtar nën menaxhim, mbi cfarë baze duhet të themi se Naim Huruglica nuk duhet të jetë përfitues i grantit. Ai nuk është këshilltar por ekspert. Mbi cfarë baze duhet të themi se Naim Hurgulica nuk duhet të jetë përfitues’’, u shpreh Peci në DPT Fidani.
Më 16 nëntor, Periskopi ka raportuar se kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh.
Faton Peci jep grant 100 mijë eurosh edhe këshilltarit të tij, Naim Huruglicës