I dënuar për vjedhje: Arrestohet 31-vjeçari nga Prizreni

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se sot pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e kërkuar A.A. , mashkull 31 vjeçar nga Prizreni.
“I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me një vit dhe 45 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit”, thuhet në njoftim.
I arrestuari është i dënuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “ Lëndim i lehtë trupor” .
“I arrestuari A.A. (31 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit” , thuhet në njoftim.