I dënuar në Itali për organizatë kriminale, arrestohet në Fier 48-vjeçari

I dënuar në Itali për organizatë kriminale, arrestohet në Fier 48-vjeçari

Një 48-vjeçar i dënuar në Itali, me nëntë vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim për prostitucion është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 14” u vu në pranga shtetasi Altin Stopani alias Erion Veliu, 48 vjeç, i lindur në Fier.

Në vitin 2012, autoritetet gjyqësore në Itali e kanë dënuar këtë shtetas me 9 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

Shpërndaje në: