I dashuri turk befason Gentën, e ëmbëlson për festën e flamurit
Genta e ka pranuar një befasi të këndshme.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli është në lidhje me turkun Usta me të cilin shihet se është tejet e dashuruar, shkruan lajmi.net.
Marrëdhënia e tyre fillimisht u kritikua për shkak se Usta nuk është shqiptar mirëpo si duket ai është përshtatur me këtë situatë madje ka filluar ta mësoj edhe shqipen.
Usta së fundmi i ka bërë befasinë e këndshme Gentës, me rastin e 28 Nëntorit. Genta ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory dhuratën e veçantë që partneri i saj, kishte përgatitur për të enkas për festën e flamurit.
Bëhet fjalë për një tortë mbi të cilën shkruan: Urime 28 Nëntori.