I dashuri i deputetes Matoshi, Keith Groeneveld, lutet për Deçanin
I dashuri i deputetes Adriana Matoshit, Keith Owen Groeneveld, ka shprehur empatinë e tij për qytetarët e komunës së Deçanit.
Ai ndau një fotografi me ndjekësit e tij në Instagram, ku shkruan: “Deçan lutemi për ju”, edhe pse futbollisti aktualisht nuk është në Kosovë.
Keith ka qenë subjekt i abuzimit racist nga shumë kosovarë, një sjellje kjo shumë e dënueshme.
Ndryshe, edhe ditën e sotme dhjetëra qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj”, për shkak të dyshimit të helmimit.
Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se edhe mëngjesin e sotëm disa pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Po edhe sot në mëngjes kanë ardhur qytetarë për të kërkuar ndihmë mjekësore, fluksi të themi është si në ditët e kaluara, por sot ka më pak qytetarët që kanë kërkuar ndihmë”, ka thënë ai.