I dashuri i Adriana Matoshit uron 14-të vjetorin e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës
Sot Kosova ka shënuar 14-të vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
E për nder të kësaj dite të veçantë në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca solemne.
Deputetja, Adriana Matoshi ka marrë pjesë në këtë seancë solemne ku është dukur tejet elegante.
Ajo gjithashtu ka publikuar një imazh ku shihet në krah të krerëve të shtetit.
Ajo pozoi krah presidentes Osmani, kryeministrit Kurti si dhe kryeparlamentarit Konjufca.
Përveç kësaj ajo që ka rënë në sy është postimi i të dashurit të Adrianës, i cili e ka uruar Kosovën në ditën e saj.
Këtë postim Adriana e ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit ku edhe e ka falënderuar atë.
Në postim shihet i dashuri i saj Keith, ku mbrapa tij qëndron flamuri i Kosovës.