“I dashur Milaim…”, Duda Balje ka një mesazh për Milaim Zekën i cili e cilësoi atë si deputetja më seksi
Ish-deputeti Milaim Zeka, jo rrallë herë ka shfrytëzuar hapësirën mediale për të përmendur deputeten e SDU-së, Duda Balje.
Zeka e kishte cilësuar Duda Baljen dhe Vlora Çitakun si deputetet më seksi të Kuvendit të Kosovës.
E Duda Balje ka një mesazh për Milazim Zekën.
“I dashur Milaim, sa herë që më përmend mua buzëqesh, të uroj shumë buzëqeshje ty dhe vetes në vitin 2022”, ka thënë ajo për lajmi.net.
Tutje, Balje ka thënë se merr komplimente nga shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, teksa ka folur edhe për kujtimet e saj për vitin 2021.
Balje ka thënë se komplimente ka marrë nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.