“I dashur Besart” – Egli lë pa fjalë Gjestin i dedikon letër në prag të Shën Valentinit

“I dashur Besart” – Egli lë pa fjalë Gjestin i dedikon letër në prag të Shën Valentinit

Në prag të Shën Valentinit, banorët e Big Brother VIP Albania kanë shkruar letra për personat e zemrës së tyre. Egli Tako i dedikoi një letër të veçantë Gjestit, duke shprehur ndjenjat e saj dhe vështirësitë që ka kaluar gjatë kohës që kanë qenë së bashku brenda shtëpisë.

Pasi ajo e lexoi letrën, Gjestit i është kërkuar të lexojë të tijën por ai ka refuzuar ta bëjë këtë, shkruan Insajderi.

Pjesë nga letra e Eglit:

“Po e nis duke të të thënë se përball ke një vajzë e cila të ka dashuruar dhe po ka dashuruar fort, por e kaluara tani ka një të tashme dhe unë jam mjaftueshme e pjekur për të mos shkruar për të sot.

Dua të nis këtë letër duke dashur të di që ti je mirë, është mbase hera e parë që e kam të vështirë të hedh në letër disa vargje të ndjera sepse jam duke udhëtuar në një ‘roller coaster’ brenda vetes time.

Nuk di të them me siguri se çfarë e bën një dashuri më të madhe se një tjetër apo nëse zemra ka një njësi matëse por di të them se vështirësia që ndjej për të jetuar së fundmi është më e ngrohtë se çdo emocion tjetër aktualisht. Mbase kjo letër erdhi në momentin sa më delikat edhe më të duhur në nevojën e një bisede të munguar.

Unë erdha këtu ku jam sot, përballë teje si një vajzë stoike në rrugën e zemrës. Por harrova se kisha nisur një luftë me veten.

Ti më ndryshove rrjedhën dhe unë gjithnjë do të jem mirënjohëse që në një vend të humbur me helm e pickime më zgjodhe mua për të qeshur, qarë, besuar dhe përqafuar njëri tjetrin me sinqeritetin e një fëmije”.

Nëse me pastërti të pranosh një emocion që nuk dëmton, je gabimi im i bukur, një njeri që e do shumë vetën, di të dojë edhe të tjerët, ende ka puls, pulsi rreh më shpejt dhe më fortë në ditët dhe momentet më të vështira..

Brenda atij djalit që ngacmon dhe qesh ndodhet një burrë të cilin unë kam arritur ta shoh dhe ta prekë. Më trego se nuk kam qenë gabim dhe që nuk je thjeshte një NUB. Të përqafon Xhuliana.

Shpërndaje në: