I caktohet paraburgimi njërit nga të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

I caktohet paraburgimi njërit nga të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

Për shpërthimin në Ibër-Lepenc, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykatë Mirlinda Gashi.

I pandehuri doli të dielën para gjykatës, ndërsa seanca e zhvilluar ndaj tij përfundoi rreth orës 16 e gjysmë.

Tetë persona në veri u arrestuan nën dyshimin se janë të implikuar me rastin.

Vetëm një prej tyre u soll sot përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku edhe pritet t’i shqiptohet masa e paraburgimit, që zakonisht është 30 ditë.

Kujtojmë se sulmin në kanalin ujor, krerët e shtetit e kanë quajtur “sulm terrorist të orkestruar nga Serbia”, teksa partnerët ndërkombëtarë të shtetit, si SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca e Italia, e kanë dënuar sulmin. Sulmi është dënuar edhe nga KFOR-i dhe BE-ja.

Shpërndaje në: