I buzëqeshur para kamerave/ Momenti kur Safet Bajri mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Ky është momenti kur Safet Bajri mbërrin i shoqëruar nga RENEA në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas urdhër arrestit të lëshuar ndaj tij nga GJKKO, me kërkesë të SPAK.
Siç duket edhe nga pamjet, Bajri shfaqet i buzëqeshur teksa shoqërohet drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Fillimisht Bajri u shoqërua në Policinë e Shkodrës ku më pas i është komunikuar që ka një urdhërarresti dhe do të dërgohet në kryeqytet.
Mësohet se Bajri është marrë në shtëpinë e tij në Dobraç dhe nuk ka bërë rezistencë, banesë në të cilën tre ditë më parë u ushtrua kontroll.
Kujtojmë se Safet Bajri dyshohet si i përfshirë në një ngjarje të vitit 2018, ku është ekzekutuar Fatbardh Lici.