I arrestuari për sulmin ndaj kryetarit Muhaxheri, simpatizantë “i flakët” i VV-së

I arrestuari për sulmin ndaj kryetarit Muhaxheri, simpatizantë “i flakët” i VV-së

Dukagjin Lulaj është njëri nga dy të arrestuarit për sulmin fizik ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lulaj është arrestuar mëngjesin e së shtunës së bashku me Korab Lulaj, nën dyshimet për sulm ndaj kryetarit Muhaxheri. Paparaci ka raportuar ekskluzivisht për identitetin e të dy të arrestuarve.

Në profilin e Lulajt vërehet qartë se ai është një simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lulaj ka shpërndarë pothuajse çdo postim të Lëvizjes Vetëvendosje, ose të liderit të saj, Albin Kurtit.

 

Megjithatë, bindja e tij për Lëvizjen Vetëvendosje duket se është zbehur kohëve të fundit.

Lulaj nuk është pajtuar me veprimet e fundit të kryetarit Glauk Konjufca, lidhur me replikimet e tij ndaj deputetit Korenica për rastin e vajës me shami që ishte përjashtuar nga shkolla.

Lulja kishte “kërcënuar” kryeparlamentari Konjufca dhe Lëvizjen Vetëvendosje se nëse nuk do të punoni në këtë drejtim atëherë do ta kenë të pamundur që në zgjedhjet e ardhshme të kenë më shumë se 50 deputetë.

“Mos harro Glauk Konjufca qaty ku je je me vota të shqiptarëve musliman, nëse kjo temë të doket hajgare edhe nuk punoni në këtë drejtim mos harro që si votuar të Qeverisë Kurti 2 ne kemi me u hakmarr në votime edhe pastaj prit ti që del 50+ deputetë”, thuhet në një postim të Lulajt në Facebook.

Prokuroria ka njoftuar se lidhur me sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohe edhe pse rrethanat akoma janë të paqarta se pse ke ardhur deri te sulmi ndaj Muhaxherit, avokati i kryetarit të Komunës së Pejës, Dukagjin Kërveshi, ka thënë se sulmi mund të lidhet me punën e kryetarit Muhaxheri./paparaci

Shpërndaje në: