I arrestuari nën dyshimin se ia organizoi transportin Faton Hajrizit, i dënuar me 8 vjet për kontrabandë me kanabis
Z.R, shofer taksie, është arrestuar në Bijelinë pasdite për shkak se i njëjti dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Ndërsa në Mlladenoc është vënë në pranga edhe bashkëshortja e tij I.R.
Mediat serbe raportojnë se Z.R ishte i dënuar me tetë vjet burg në Serbi në vitin 2019 për kontrabandë afro një ton kanabis nga Serbia në Turqi,
Çifti bashkëshortor i arrestuar janë Ivana dhe Zoran Radovanoviq.
Radovanoviq u lirua me kusht nga Gjykata e Lartë në Beograd dhe më pas u arratis, shkruan N1.
Radovanoviq është arrestuar sot në Bijeljina dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në emër të Marko Markoviqit.