I akuzoi Thaçin e Veselin për rastin Dehari, Sami Kurteshi ftohet nga Prokuroria Speciale për marrje në pyetje
Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, është ftuar nga Prokuroria Speciale për marrje në pyetje, pas deklaratave në një konferencë për media që kishte thirrur për rastin Dehari.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurteshi përmes një postimi në Facebook, ku thotë se “kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale.”.
Postimi i plotë:
E bënë edhe këtë VV`ja, që katër vjet në pushtet, akuzojnë Thaçin e Veselin për rastin Dehari