I afërmi i Faton Hajrizit: Unë jam përkrahës i flaktë i Vjoses e Albinit, por në këtë rast kanë gabu “rrast”- e lan mu vra në dorë të armikut
Një i afërm i Faton Hajrizit ka folur direkt në Kanal 10, duke fajësuar institucionet e vendit, shkruan Periskopi.
Agron Morina tha se jeton në Gjermani, por nuk ka pasur kontakt me të.
Ai fajësoi presidenten e vendit, kryeministrin Kurti dhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun për atë që i ka ndodhur Fatonit.
“Nana e ka djalë të dajes. Familja e tij janë në shok, jemi te merzitur. Është një tragjedi se një kësi njeri lind njëherë në 700 vjet vjet. Unë jam përkrahës i flaktë i Vjoses e Albinit, por ne kete rast kane gabu rrast. E lan mu vra në dorë të armikut”, tha ai mes tjerash.
“Nuk jam takuar me Fatonin, jam i emocionuar dhe i mllefosur pse nuk ditëm me e rujtë ni kësi djali, institucionet tona është dashtë me u merr me rastin e tij në mënyrë psikologjiike, ai ka qenë një djalë që kish kry misione të mëdhaja, Albulena Haxhiu, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti asnjëri na këta nuk u morë më të, disa persona në Tik Tok i’a mbushën menën për ta vrarë armikun dhe prandaj tashmë ai na kthehet në kufomë”, tha ai