Hyundai zbulon SUV e ri me hidrogjen

Hyundai zbulon SUV e ri me hidrogjen

Hyundai ka zbuluar një version të ‘para-prodhimit’, i cili është ende i pa emëruar e që do të jetë gjenerata e ardhshme për linjën SUV.

Ky SUV do të jetë crossover që për karburant do të përdorë hidrogjenin, ndërsa do të lansohet në fillim të vitit 2018, transmeton koha.net.

Hyundai thotë se me një rezervar të mbushur plotë me hidrogjen, ky SUV mund të përshkojë 580 kilometra rrugë.

Më shumë detaje për këtë veturë nuk janë zbuluar, e as data e saktë e lansimit mirëpo është bërë e ditur se do të lansohet vitin e ardhshëm.

Shpërndaje në: