Hyundai elektrik tani ka bateri më të madhe dhe kamera në vend të pasqyrave

Hyundai elektrik tani ka bateri më të madhe dhe kamera në vend të pasqyrave

Ndër ndryshimet e reja është bateria më e madhe, me kapacitet prej 77.4 kWh, e cila veturës do t’i mundësoj autonomi më të madhe gjatë drejtimit, dhe pasqyra digjitale, të cilat do të mundësojnë shikueshmëri më të mirë prapa.

Edhe pse nuk është testuar ende nga rregullatorët evropianë, bateria e re është në dispozicion tregun amerikan, ku llogaritet se ka siguruaur një autonomi të vozitjes deri në 488 km.

Mirëpo, meqë cikli i testimit WLTP që përdoret në Evropë është më pak strikt sesa EPA i SHB’ve, kjo vlerë mund të rjetë më e madhe, varësisht nga mënyra si është konfiguruar automjeti.

Pavarësisht se cilin opsion të baterisë zgjedhin blerësit (të vjetrin me 58 kWh, apo të riun me 77.4 KWh), mbushja duhet të jetë pak më e shpejtë se tani, pohon prodhuesi jugkorean, dhe kjo falë sistemit të ri që i përdorë të dhënat e navigimit. Në fakt, sistemi i mbushjes bashkëpunon me sistemin e navigimit, dhe kur shoferi kërkon të drejtohet për në stacionin më të afërt të mbushjes, sistemi nis të kontrollojë temperaturën e baterisë, për t’u siguruar se ajo është gati për mbushjen sa më të shpejtë. Gjithashtu, sistemi garanton një mbushjie më të shpejtë në kushtet e motit të ftohtë, pohon Hyundai.

Shpërndaje në: