Hyseni i VV-së merr mirënjohje nga PSD: Kunati i vitit

Hyseni i VV-së merr mirënjohje nga PSD: Kunati i vitit

Partia Socialdemokrate i ka ndarë mirënjohje kryetarit të komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.

Anëtari i kësaj partie është futur brenda sallës së Kuvendit Komunal dhe nga aty ka tentuar t’i japë mirënjohjen Hysenit.

“Mirënjohje për kunatin e vitit – të pakrahasueshmit, kryetarit të Gjilanit. Alban Hyseni”, shkruan në ‘mirënjohje’.

Qytetarët e votuan. Për kunata po punon. Ky është kunati i vitit. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni”, shkroi Molliqaj në Facebook.

Ditë më parë, vet Alban Hyseni ka pranuar se ka pasur punësime familjare në komunë.

Shpërndaje në: