Hyseni: Familja Potoku u kthye në Kosovë për të votuar LDK-në më 9 Shkurt
Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 16, Ekrem Hyseni, ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen e jashtëzakonshme nga familja Potoku në Peran, ku ishte i shoqëruar nga Saranda Musliu, kryetare e Degës së LDK-së në Bayern, dhe kandidatët për deputet.
Hyseni theksoi se anëtarët e familjes Potoku, shumë prej të cilëve jetojnë jashtë Kosovës, do të jenë në vend për të votuar më 9 shkurt për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai veçoi Lendrit Potoku, i cili voton për herë të parë, si një shembull të ri dhe të rinjve që mund të bëjnë ndryshimin në Kosovë.
E plotë:
Me mikpritje të jashtëzakonshme e në frymën e fitores sot bashkërisht me Saranda Musliun kryetare e Degës së LDK-së në Bayern dhe me kandidatët për deputet u pritëm në familjen Potoku në Peran.
Një numër i madh i anëtarëve të familjes Potoku jetojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës, por ata këtë radhë do jenë në Kosovë deri më 9 shkurt, në mënyrë që të votojnë ashtu siç kanë votuar tradicionalisht, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Lendrit Potoku, i cili kësaj radhe voton për herë të parë është shembull për secilin të ri të komunës e të vendit tonë.
Të rinj e të reja të familjes Potoku, sikur edhe të çdo familjeje tjetetër anëekënd vendit janë shtysa më e madhe, inspirimi më i fuqishëm që vërtetë ta bëjmë ndryshimin dhe të arrijmë ta ndërtojmë të ardhmen brenda Republikës sonë.
Faleminderit për mikpritjen!
Faleminderit për përkrahjen e besimin tuaj!