Hysen Durmishi thotë se nuk di asgjë për bastisjet te ministria që përfaqëson
Zëvendësministri i Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se bastisjet nuk po bëhen te Ministria e Infrastrukturës, derisa për bastisjet te mjedisi ka theksuar se nuk di asgjë.
Durmishi ka thënë se krejt çka di është ajo që është raportuar në media.
“Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka asnjë bastisje, as asgjë…Tek Ministria e Infrastrukturës jo, tek e mjedisit nuk di, kam parë lajme, por nuk di asgjë më shumë”, tha Durmishi./kosovapress/
Prokuroria Speciale deklarohet për bastisjen te Ministria e Mjedisit