Hysen Durmishi në Veri qet asfalt me armaturë e në Drenicë ‘petë’

Hysen Durmishi në Veri qet asfalt me armaturë e në Drenicë ‘petë’

Ministria e Infrastrukturës nuk po përdorë standarde të njëjta në ndërtimin e rrugëve në Kosovë. Diku po përdorë standarde më të larta, e diku rrugët po asfaltohen sa për ta mbyllur kontratën, shkruan Periskopi.

Zëvendësministri Infrastrukturës, Hysen Dumrishi, njoftoi dje se çdo rrugë që ka nevojë të rehabilitohet tani po bëhet me shtresën e re të asfaltit me rrjetë. “Tani është rritur dukshëm cilësia në sanimin e rrugëve. Sot asfaltuam në rrugën Mitrovicë – Jarinje në veri të Kosovës duke vazhduar në të gjitha rrugët regjionale e nacionale  në mbarë territorin tonë”, shkroi ai, derisa publikoi edhe disa fotografi të punimeve.

Një standard i tillë nuk po ndodhë edhe në punimet që po ndodhin në magjistralen Prishtinë -Pejë, në mes të fshatrave Komaran e Lapushnik.

Kjo rrugë kishte mbetur e gërryer që dy vjet, pasi çmimi i asfaltit ishte rritur dukshëm dhe kompanitë e kontraktuara “Damastion Project” & “Via Egnatia” & “NNSH Urban”, e kishin lënë të pashtruar. Kjo për shkak që siç ka raportuar Periskopi, në kohën kur e kishin fituar kontratën, kompanitë patën ofertuar më 5 centë m2 për asfalt.

Pas një sërë shkrimesh të Periskopit, ministria ka detyruar kompanitë që të dalin në punishte dhe të asfaltojnë rrugën e mbetur. Kompanitë kanë asfaltuar vetëm një pjesë të saj, rreth 30 për qind dhe i kanë ndërprerë punimet.

Periskopi ka qenë në teren dhe ka parë që rruga nuk është asfaltuar sipas standardeve të kontraktimit. Pra është dashur që të vendoset asfalt me guri eroktiv, ndërsa ka vendosur guri gëlqerorë, i cili është për katër herë edhe më i lirë në treg.

Sipas fotografive të siguruara, aty së fundmi asfalt ka shtruar kompania e dostit të zëvendësministrit, Hysen Durmishi, kompania “Bageri”.

Në kontratën që e ka parë redaksia, kompania “Bageri” nuk ka qenë nënkontraktor i konzerciumit fitues, dhe kjo hapë dilem për shkelje të kontratës, pasi gjatë aplikimit vendosen nënkontraktor.

Megjithëkëtë, mësohet se ministria ka goditur punën më 5 centë m2 të asfaltit, ashtu siç ishte në kontratë, ani pse nuk është asfaltuar e gjitha.

Ministria para pak muajve ka bërë pranimin teknik të kësaj rrugë, ani pse nuk kishte përfunduar pozicioni i asfaltimit. Kjo ishte bërë më qëllim që t’i lëshohen referenca kompanive në mënyrë që të mund të garojnë për tender, ashtu edhe siç kanë bërë.

Lidhur më këtë Periskopi ka bërë një raportim të hollësishëm para pak ditëve./Mentor Buzhala-Periskopi/

Tenderi 16 milionësh: Durmishi paradite i lëshon referenca kompanisë, pasdite ia përmend Prokurorinë

 

Fotografit e realizuara në magjistralen Prishtinë -Pejë para një muaji”:

Shpërndaje në: