Hysaj mund të përballet me akuza nga presidenti i Napolit – pritet t’i kushtojë 65 mijë euro
Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, pritet të përballet me një akuzë jo të lehtë nga presidenti i Napolit.
Hysaj, i cili sezonin e fundit luajti me fanellën e Napoli, tashmë ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Lazios, atje ku do të gjejë ish trajnerin e tij, Maurizio Sarri.
Përkundër transferimit, presidenti i Napolit nuk ka harruar një episod të pakëndshëm mes tij dhe mbrojtësit.
Bëhet fjalë për vitin 2019, kur pas ndeshjes së Napoli ndaj Salzburg, në kuadër të Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti, asokohe trajneri i Napolit, dhe lojtarët e tij refuzuan të futen në planet për tërheqje që vinin nga menaxhmenti i klubit, përcjell Periskopi.
Tani, ‘Corriere dello Sport’ shkruan se shefi i skuadrës së Napolit do të kërkojë 65000 euro nga ylli ‘kuqezi’.
Hysaj kalonte gjashtë vite me napolitanët, kur kalonte nga Empoli. Aty regjistroi 223 ndeshje. Ai tani do të vazhdojë në kryeqytetin italian, me skuadrën e Lazios. /Periskopi.com/