“Hyrje në sistemet kompjuterike”, Prokuroria Speciale arreston dy persona
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ndalur dy persona të dyshuar për veprat penale – hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrimi dhe shpërlaja, shkruan Periskopi
Sipas një njoftimi për media, ata janë ndaluar për 48 orë.
“Për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së. Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura” thuhet në njoftim.
.