Hyrja e shpejtë në ujë mund të shkaktojë infarkt: Së pari duhet t’i lagni këto pjesë të trupit

Hyrja e shpejtë në ujë mund të shkaktojë infarkt: Së pari duhet t’i lagni këto pjesë të trupit

Para se të notoni, është e nevojshme ta përgatisni organizmin

Sa herë keni dëshiruar vetëm të vraponi drejt detit dhe të kërceni në të?

Edhe pse këtë gjë kemi dëshiruar ta bënim që nga fëmijëria, mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.

Domethënë, hyrja e shpejtë në ujë është një shok për organizmin, andaj është e nevojshme që më parë të përgatiteni, domethënë që disa pjesë të trupit duhet të parat t’i lagni, transmeton Telegrafi.

Ndryshimet e papritura të temperaturës janë shumë të rrezikshme për trupin gjatë motit të nxehtë. Nuk bëhet fjalë vetëm për dhoma me ajër të kondicionuar, por edhe për të hyrë në det. Nëse keni kaluar pak kohë në plazh, më pas jeni ngrohur dhe keni hyrë në detin e ftohtë, mund të ketë një ngushtim të papritur të enëve të gjakut, gjë që mund të shkaktojë infarkt miokardi dhe të çojë në arrest kardiak.

Kur është fjala për ujin e ftohtë, domethënë për ujin në të cilin temperatura është më e ulët se 26 gradë. Temperaturat nën 26 gradë kërkojnë përgatitje të caktuar para se të hyni në ujin e tillë.

Disa pjesë të trupit duhet më parë t’i lagni dhe ato janë: gjoksi, fytyra dhe qafa. Pastaj notoni ngadalë. Më e rëndësishme është t’i lagni gjoksin dhe kokën, sepse ato jenë pjesë të trupit më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të mëdha të temperaturave.

Kur ta përshtatni trupin në temperaturën e ujit, atëherë mund të filloni të notoni.

Shpërndaje në: