Hyri për të bërë masazh, del sikur të kishte qenë në dhomën e torturës

Periskopi.com Fun

Një turist australian u përball me një surprizë jo shumë të këndshme, kur doli nga një shërbim masazherie tradicionale indoneziane. Pas përfundimit të masazhit turisti dukej sikur kishte dalë nga dhoma e torturës.

Ai kishte shkuar në Bali për pushime dhe vendosi që t’i nënshtrohet një masazhi, me qëllim relaksim të muskujve.

Masazhi tradicional quhet “Red Dragon” dhe teknika e do që të përdoret edhe një monedhë. Kur seanca përfundoi, turisti bashkë me të fejuarën shkojnë në dhomë dhe kjo e fundit shikon që kurrizi i burrit të saj ishte i mbuluar me vija të kuqe, si rezultat i i fërkimit të monedhës.

Sipas traditës vendase, teknika e “Red Dragon” ka për qëllim çlodhjen e muskujve, dhe emri vjen për shkak të shenjave të kuqe pas masazhit.

Shpërndaje në: