Hyri në ring me këngë kundër Kosovës, boksieri serb mposhtet nga ai shqiptar në Tiranë

Kënga kundër Kosovës nuk e ka ndihmuar boksierin serb, Stefan Mariç, për të fituar edhe në ring.
Boksieri serb është mposhtur të dielën në Tiranë nga boksieri shqiptar Ahmed Koçi, i cili ka triumfuar në raundin e dytë.
Mariç ka hyrë në ring me këngën serbe “Gëzohu popull serb”, një këngë që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë.
Përballja ka qenë në kuadër të mbrëmjes së boksit në kryeqytetin shqiptar.
Ndërkaq ka pasur reagime të shumta në opinion, nga ku një muzikë e tillë në një aktivitet sportiv e konsiderojnë si provokim.