Hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet nga policia në Mitrovicën e Veriut

Hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet nga policia në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka kumtuar se një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut për shkak se kishte hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.

Arrestimi u bë në rrugën “Mbreti Petër” në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, bëhet e ditur sot në mëngjes në raportin njëzet e katër orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjatë kontrollit në pikat kufitare është konfirmuar se të njëjtit person i është refuzuar hyrja në vendkalimin Jarinje, për shkak të mungesës së dokumenteve”, ka saktësuar Policia e Kosovës.

Sipas vendimit të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e mbajtjes.

Shpërndaje në: