Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion me targa të Serbisë në Zubin Potok që dyshohet se hyri nga Serbia ilegalisht. Në të ishte shoferi dhe një pasagjer, të dy kosovarë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Zubin Potok 09.01.2025, 21:53. Njësia policore ka ndaluar një kamion me targa të Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar ku ndodhej edhe një pasagjer i dyshuar mashkull kosovar. Të njëjtit dyshohet se kanë hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës nëpër rrugë ilegale. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kamioni dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme”.

Shpërndaje në: