Hynë në stadium pa bileta, nis identifikimi dhe nxjerrja jashtë e tifozëve të Liverpool
Tifozët që hynë pa bileta duke kapërcyer rrethimet e stadiumit u bënë problemi kryesor i mbrëmjes së sotme në finalen e Ligës së Kampioneve.
Fakti që disa prej tyre ia dolën të futeshin pa u kontrolluar në zonën e mbështetësve anglezë, detyroi UEFA-n që të shtynte fillimin e sfidës.
Gjatë këtyre minutave, forcat e sigurisë në stadium nisën identifikimin e këtyre tifozëve dhe shoqërimin e tyre jashtë ambienteve të impiantit, siç shihet në videon e mëposhtme të publikuar në mediat spanjolle.