Hykmete Bajrami, Muratit: Merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë si dihet ku e keni të fshehur talentin

Hykmete Bajrami, Muratit: Merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë si dihet ku e keni të fshehur talentin

Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri Hekuran Murati ka propaganduar sot.

Ajo në një postim në Facebook tha se derisa ua ka rrit rrogat kabinetit të Qeverisë, qytetarëve u ka dyfishu tatimin në pronë, si dhe atë rrymës.

Bajrami tutje tha se VV-ja në fushatë munden vetëm me këndu e recitu, pasi sic thotë ajo tjetër rezultat kjo qeveri s’ka.

Postimi i plotë:

Ministri, që i ka rritë pagat në sektorin publik 6 euro e 80 cent brenda një mandati dhe 55 euro pasi janë shpallë zgjedhjet, sot paska provu prapë me propagandë.

Qytetarët e dinë kujt ja ke rritë pagën 45%, nëse ka harru dikush që po ua rikujtoj:

45% Hekurani ia ka rritë pagën Albinit, vetës, zavëndëskryeministrave, ministrave, zavëndësministrave, këshilltarëve politikë, asistetëve të kabineteve dhe shoferave të tyre.

Zyrtarëve publik ju ka rritë pagën 6 euro e 80 cent, a të gjithë qytetarëve ju ka dyfishu tatimin në pronë, ju ka dyfishu çmimin e energjisë elektrike dhe ka kqyrë seri derisa çmimet e produkteve bazë të konsumit kanë fluturu në qiell dhe për këtë të fundit mos del me thanë se s’të ka lënë opozita e Gjykata Kushtetuese me bë diçka, sepse ju ka përgenjeshtru kryetarja e Gjykata Kushtetuese znj. Gresa Caka. Thjeshtë të kanë lëverdisë çmimet e larta se ke marrë shumë më shumë buxhet pa i rritë normat tatimore.

Minister,

Në këtë fushatë veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim se rezultate s’keni, andaj merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë si dihet ku e keni të fshehur talentin!

Zyrtarët publik me 9 shkurt do të votojnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, numrin 124, do të votojnë për koeficient page 150 Euro.

LDK 124 është numri jonë!

Ndryshimi, është misioni jonë!

Lumir Abdixhiku 1

Hykmete Bajrami 6

Shpërndaje në: