Hykmete Bajrami i bën thirrje Kurtit ta sjellë familjen e tij për të jetuar në Kosovë

Hykmete Bajrami i bën thirrje Kurtit ta sjellë familjen e tij për të jetuar në Kosovë

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti ta sjellë familjen e tij për të jetuar në Kosovë.

Pasi e kritikoi rreth mënyrës së shprehjes lidhur me epitetin “Albin Baba”, Bajrami tha se familja e kryeministrit duhet të përballet me kushtet e jetesës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kryeministri në largim, që ka familjen në Norvegji, tallet me prindërit që sfidohen çdo ditë në Kosovë

Duke u tallur sot me qytetarët e Kosovës, Albin Kurti tha se po e quajnë “Albin Baba” sepse prindërit kanë ndërmend t’ia sjellin fëmijët për t’ua rritur!

Kush e thotë këtë?

E thotë kryeministri në largim, i cili familjen, përkatësisht vajzën e tij, e ka larg Republikës së Kosovës – në Oslo, Norvegji, duke u rritë, eduku e shkollu atje.

I bëj thirrje kryeministrit në largim që ta sjellë familjen e tij nga Norvegjia në Kosovë dhe të përballet me realitetin e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, kulturës – pra, me jetën në Kosovë.

Shpërndaje në: