Hykmete Bajrami falendëron votuesit e saj: Mbështetja për mua është trefishuar

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi u zgjodh deputete për një mandate tjetër.
Në një shkrim në rrejtin social Facebook, Bajrami ka thënë se mbështetja për të është trefishuar nga hera e kaluar.
“Personalisht, jam mirënjohëse dhe e prekur thellë nga besimi juaj. Në këto zgjedhje, deri më tani, kam marrë 49,158 vota, duke trefishuar mbështetjen nga hera e kaluar. Ky është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për mua.
Prej më shumë se një dekade e gjysmë, unë jam aktive në politikë vetëm falë besimit tuaj. Kam shërbyer si ministre tri herë dhe kam qenë në opozitë tri herë. Në mandatin e kaluar, kryesisht jam angazhuar në dekonstruktimin e propagandës së qeverisë dhe në mbrojtjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Kam dhënë maksimumin për të qenë zëri i qytetarëve dhe puna ime është shpërblyer me besimin që me keni dhënë” – ka shkruar ajo.
Faleminderit nga zemra!
Të dashur qytetarë,
Tani që ka përfunduar numërimi i votave të rregullta dhe në proces janë…
Posted by Hykmete N. Bajrami on Saturday, February 22, 2025
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para më 342 mijë e 281 vota, apo 40.80 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 811 vota apo 22.03 për qind. LDK ka dalë e treta më 147 mijë e 888 vota ose 17.63 për qind.
Koalicioni AAK-Nisma ka dalë e katërta në këto zgjedhje me 62 mijë vota.