Huqja e penalltisë nga De Gea sonte me muzikën e Titanikut është thjesht zemërthyese të shikohet

Huqja e penalltisë nga De Gea sonte me muzikën e Titanikut është thjesht zemërthyese të shikohet

David de Gea ishte figura frustruese e së mërkurës mbrëma në mesin e atyre që janë të lidhur me Manchester Unitedin.

Kjo pasi portieri i ‘Djajve’ ishte i vetmi që huqi penalltinë në finalen e Europa Leagues kundër Villarrealit, duke ia dhuruar triumfin historik kësaj të fundit, shkruan Periskopi.

Rezultati pas 120 minutave lojë ishte 1-1, me ‘Nëndetësen e Verdhë’ që triumfoi 11-10 në 11-metërsha fascinues, teksa portieri spanjoll ishte i vetmi që huqi penalltinë.

Më poshtë, momenti kur ai nuk qëlloi cakun nën tingujt e Titanikut. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: