Hungaria humb zyrtarisht fondet e BE-së në vlerën e 1 miliard eurove
Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Ky vendim, që është konfirmuar përmes një deklarate të BE-së, të lëshuar më 31 dhjetor, shënon herën e parë që blloku evropian ka vepruar kështu ndaj një vendi anëtar.
Budapesti nuk e ka komentuar vendimin.
Kjo shumë parash ka qenë pjesë e pakos së fondeve prej 19.7 miliardë eurove që janë ngrirë prej vitit 2022, kur Brukseli pati nisur procedura të “kushtëzimit” kundër Hungarisë.
Këto procedura i kanë bllokuar fondet për shkak të dyshimeve se Qeveria hungareze i ka shkelur rregullat për prokurim publik, si dhe parimet për kontrollin dhe transparencën.
Budapesti i ka bërë disa reforma në mënyrë që fondet t’i zhbllokoheshin, mirëpo afati i fundit për lëshimin e fondeve të reja ka skaduar më 31 dhjetor.
Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Ky vendim, që është konfirmuar përmes një deklarate të BE-së, të lëshuar më 31 dhjetor, shënon herën e parë që blloku evropian ka vepruar kështu ndaj një vendi anëtar.
Budapesti nuk e ka komentuar vendimin.
Kjo shumë parash ka qenë pjesë e pakos së fondeve prej 19.7 miliardë eurove që janë ngrirë prej vitit 2022, kur Brukseli pati nisur procedura të “kushtëzimit” kundër Hungarisë.
Këto procedura i kanë bllokuar fondet për shkak të dyshimeve se Qeveria hungareze i ka shkelur rregullat për prokurim publik, si dhe parimet për kontrollin dhe transparencën.
Budapesti i ka bërë disa reforma në mënyrë që fondet t’i zhbllokoheshin, mirëpo afati i fundit për lëshimin e fondeve të reja ka skaduar më 31 dhjetor./euronews