Hungaria e favorizuar nga kuotat e basteve, Kosova kërkon të dëshmohet në fushë

Hungaria e favorizuar nga kuotat e basteve, Kosova kërkon të dëshmohet në fushë

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të ballafaqohet me Hungarinë në “Puskas Arena” në Budapest.

Hungaria dhe Kosova ballafaqohen me fillim nga ora 19:00, në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars.

Leart Paqarada është në dyshim për ndeshjen e sotme, shkaku i një problemi muskulor, teksa rikthehet në dispozicion kapiteni, Amir Rrahmani.Kosova para katër ditësh u ballafaqua Armeninë, ku mori një fitore në udhëtim me rezultatin 0-1, për të nisur mbarë epokën “Foda”.

Bazuar tek kuotat e basteve, Hungaria është favorite dhe fitorja e saj kuotohet me 1.70, barazimi me 3.30, kurse fitorja e ‘Dardanëve’ kuotohet me 5.75.

Shpërndaje në: