Humolli pesimist që Kurti do ta hap Urën e Ibrit
Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, është shprehur pesimit se kryeministri Albin Kurti do ta hap Urën e Ibrit.
“Unë në rradhë të parë, nuk mund kurrë të besoj që kur Albin Kurti thotë bëhet diçka të bëhet ashtu siç e thotë”, u shpreh ai.
Humolli, tha se Kurti kishte premtuar që brenda një viti do të përfundoheshin punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë, dhe se kjo nuk është realizuar.
“Për shembull në Komunën e Podujevës, kur është bërë fushata elektorale për zgjedhjen e kryetarit Shpejtim Bulliqit, para krejt qytetarëve ka thënë që atë vit do të kryhet rruga Prishtinë – Podujevë, dhe ende s’është kryer”, deklaroi ai, në “Info Magazinë”.