Humolli kritikon Qeverinë Kurti: Ushtari sot e ka ushqimin më të dobët se në familje
Fatmir Humolli, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, ka folur në lidhje me çështjen e ushqimit të ushtarëve të FSK-së, një temë e problematizuar kohëve të fundit.
Në T7, Humolli, që dikur ishte pjesë e VV-së, tregoi se në kohën e luftës së UÇK-së, ushqimi i ushtarëve ka qenë më i mirë sesa nëpër familjet kosovare.
Ndërsa sot, sipas Humollit, ushtari i FSK-së e ka ushqimin më të dobët sesa në familje.
“Ushqimin gjatë luftës e kemi pasur më të mirë sesa e kemi pasur nëpër familje. Sot me ardhë në shprehje që ushtari me pasë ushqimin më të dobët se në familje, kjo nuk është korrekte” – tha Humolli.