Humbni pesë kilogramë si me magji
Të gjitha ato që kanë ca kilogramë më tepër dhe duan t’i humbasin e dinë mirë se çdo vit përsëritet e njëjta histori.
Në muajt prill-maj të gjithë stresohen aq shumë për humbjen në peshë dhe çdo të hënë planifikojnë që do të nisin dietën e cila në të vërtetë nuk nis asnjëherë.
Kështu kalon çdo maj dhe vjen qershori!
Plazhi nis ashtu si pa kuptuar dhe jemi përsëri me kilogramët e mëparshëm.
Mos i humbisni të gjitha shpresat, ka disa metoda që bëjnë mrekulli por duhet të jeni vërtet të kujdeshëm që të mos i zgjasni tepër në kohë.
Një shembull i tillë është dieta e bananes e cila nuk duhet bërë më shumë se 7 ditë.
Mëngjesin duhet ta nisni me një gotë ujë të ngrohtë dhe dy banane.
Në darkë duhet të bëni të njëjtën gjë por vetëm me 1 banane.
Drekën konsumojeni si zakonisht por nuk lejohen ushqimet e shpejta, pra as të skuqura e as brumëra.
Ata që e kanë provuar kanë humbur deri në 5 kilogram për një javë!