Humbja e kilogramëve, dietologët këshillojnë perime dhe fruta të stinës

Humbja e kilogramëve, dietologët këshillojnë perime dhe fruta të stinës

Nëse duam të kemi linja perfekte trupore atëherë duhet patjetër të konsumojmë ushqime të shëndetshme

Dietologët këshillojnë konsumin e perimeve apo frutave të stinës pasi sipas tyre  janë faktor kyç të cilat ndihmojnë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm por edhe në humbjen e kilogrameve të shtuara gjatë sezonit veror, ku siç dihet abuzohet me ushqimin apo edhe me pijet alkoolike.

Alba Kapaj: Relaksin e verës të mos e shndërrojmë në një stres akoma më të madh seç është sepse dihet në momentin që ne kthehemi në shtëpi stresi na shoqëron, do të fillojmë me një regjim ushqimor që nuk na shkakton stres, por që na ndihmon edhe për të eliminuar kilogramët e tepërt. Gjëja e parë që unë do të sugjeroja është që të fillojmë të zgjedhim frutet dhe perime të stinës dhe në dietën tonë të përditshme të jenë në sasi të bollshme zarzavatet dhe frutat.

Dietologia Alba Kapaj këshillon konsumin e frutave të ndryshme si pjepër, shalqi rrush, pjeshkë mollë etj duke hedhur poshtë idetë e krijuara se konsumi i tyre ndikon në shtimin e peshës trupore.

Sipas saj duhet që gjatë ditës të konsumojmë disa lloje frutash por në sasi të kufiziara secilën prej tyre pasi një person duhet që në ditë të marrë rreth 2 mijë kalori.

Alba Kapaj: Në 100 gram shalqi ndodhen 30 kalori,q ë do të thotë një sasi minimale. Janë ndër frutat me më pak kalori por që janë me vitamina dhe mbi të gjitha 92% e përbërjes së shalqinit është ujë që është elementi bazë i roganizmit. Normalisht nuk të shëndosh, sikur 1 kg shalqi të konsumojmë në ditë shkon 300 kalori që gjë nuk është asnjë pengesë për organizmin.

Por në uljen e kilogramëve të tepërta ndikon edhe konsumi i lëngjeve. Dietologia këshillon konsumin e minimalisht dy litrave ujë në ditë për çdo person, por nëse uji ndërthuret edhe me lëngje frutash sipas saj do të ishte ideale

Lëngjet e frutave duhet të jenë bio pasi pijet e konservuara sipas saj kanë sasi të mëdha sheqeri të cilat ndikojnë në shtimin e kilogramëve:

Alba Kapaj: Unë do të sugjeroja lëngjet e zarzavateve dhe të frutave gjithashtu, të frskëta. Edhe në momentin kur nuk jemi në shtëpi, sot ka mundësi, ka vende ku shërbehen fruta të freskëta. Këshilloj lëngje të pjeprit, shalqinit, të rrushit, të mollës, të gjitha llojat e frutave, nuk ka kufizime. Apo edhe kombinim i perimeve dhe frutave.

Por konsumi i fru perimeve si dhe lëngjeve të prodhuara prej tyre të kombinuara me rreth 30 minuta ecje të shpejtë në ditë për dietolegen Kapaj ndikon në arritjen e peshës ideale trupore:

Alba Kapaj: Ajo që është e këshillueshme është 30 minuta ecje e shpejtë në ditë. Duhet ta gjejnë kohën për kaq gjë. Sa më shumë të bëjmë aktivitet fizik aq më mirë është për shëndetin në përgjithësi.

Ora News ka bërë një vëzhgim në një nga tregjet e fruta perimeve në Tiranë ku konsumatorët kryefjala në blerjet e tyre janë perimet si kunguj, patëllxhane, speca domate, bamje etje por edhe fruta si rrushi e pjeshkët.

Tregtarët rrëfejnë se produktet e vendit preferohen më shumë nga konsumatorët.

Dietologët theksojnë se konsumi edhe i produkteve të detit është faktor pozitiv në ruajtjen e peshës trupore në parametrat e duhur.

Shpërndaje në: