Humbi mundësi të artë sonte, kjo është deklarta e Lirim Kastratit pas ndeshjes
Lirim Kastrati reagoi pas fitores së Kombëtares së Kosovës kundër Gjeorgjisë sonte, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.
Ai humbi një rast të artë gjatë ndeshje për t’i dyfishuar shifrat për ‘Dardanët’, të cilët triumfuan 1-0, teksa e komentoi kështu rastin:
”U kthyem në atë zanatin e vjetër që me i humb edhe shansat. Unë isha ai që humba shansën sot, por jam shumë i lumtur që fituam se kjo është e para në kualifikuese. Tash jemi shumë më të motivum për ndeshjen kundër Greqisë.
”Besoj se edhe kundër Greqisë kanë me dhonë krejt lojtarët maksimumin, qysh e dhanë sot kundër Gjeorgjisë.”
I pyetur nga dikush në studio nëse udhëtimi i tij vet drejt Gjeorgjisë ka ndikuar në pagjumësi dhe eventualisht në huqjen e rastit, ai ka thënë:
”Edhe po të vija me ekipin, do ta humbja atë shans. Besoj se nuk ka lidhje a kam qenë pa gjumë apo jo, shpresoj që në ndeshjet tjera të mos humb këso shanse.” /Periskopi.com/