Humbën 2-5 nga West Bromi: Rrahje në stërvitje te Chelsea, ndërhyn Tuchel
Pas humbjes në kampionat kundër West Bromwich (5-2), trajneri Thomas Tuchel kërkoi që lojtarët të shfaqeshin në stërvitje, pavarësisht ditës së pashkëve, përcjell Insporti.
Sipas tabloidit anglez “TheTelegraph”, portieri Kepa dhe ish-mbrojtësi i Romës, Antonio Rudiger patën një konflikt dhe për t’i ndarë lojtarët duhet të ndërhynte trajneri Tuchel.
E gjithë situata është krijuar për shkak të një goditje të rëndë të mbrojtësit gjerman ndaj portierit gjatë një ndeshje kontrolli në fushë të vogël.
Gjermani i kërkoi falje portierit, ndërsa tekniku Tuchel do të ishin në të njëjtën linjë, duke e konsideruar çështjen tashmë të mbyllur.
Të Mërkurën, ndërkohë, është ndeshja e parë e çerekfinaleve të Champions League kundër Portos. Tuchel, i kishte paralajmëruar lojtarët e tij që të mos trazonin ambjentin, por Kepa dhe Rudiger mund të mos e kenë kuptuar mesazhin.