Hulumtuesi zbulon një mënyrë për të anashkaluar ekranin e kyçjes në iPhone

Hulumtuesi zbulon një mënyrë për të anashkaluar ekranin e kyçjes në iPhone

Apple ka planifikuar të lançojë javën e ardhshme iOS 13 por një hulumtues sigurie ka zbuluar një mënyrë për të anashkaluar ekranin e kyçjes.

Kushdo mund të anashkalojë këtë ndërfaqe dhe të fitojë akses në të gjitha informacionet e kontaktit në një iPhone.

Jose Rodriguez zbuloi një exploit dhe e publikoi për The Verge pasi ai e kishte raportuar tek Apple më 17 Korrik dhe ende funksionon në versionin e iOS 13 që pritet të debutojë më 19 Shtator.

Rodrigues ka zbuluar vitin e kaluar një exploit të ngjashëm në iOS 12.1 duke përdorur një teknikë të ngjashme.

E gjitha që duhet të bëni është aktivizimi i një thirrjeje FaceTime dhe aksesimi i funksioni të zërit të Siri për të aktivizuar aksesin në listën e kontakteve.

Më pas mund të merrni të gjitha adresat e e-mail-it, numrat e telefonit dhe shumë të tjera.

The Verge tha e ka testuar dhe konfirmuar procedurën në një iPhone X. Natyrisht nevojitet akesi fizik në iPhone për të arritur penetrimin. Rodriguez tha se exploiti është adresuar në versionin beta të iOS 13.1 që Apple do ta lançojë më 30 Shtator.

Shpërndaje në: